D

Dekra Albania

·yesterday

Merchandising manager

Apply now

Location

onsite, Tirane, TR, Albania

Commitment

Full Time

Level

Senior (5+ years)

Required skills

3D Design ToolsDevOpsArchitecture Tools

Job Description

Po rekrutojmë – Merchandising Manager DEKRA Arbeit Albania, në emër të klientit të saj – një kompani shqiptare që operon në sektorin e tregtisë së pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit – është në kërkim të një profesionisti të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit të saj. Kjo është një mundësi e mirë për një profesionist me eksperiencë në Retail Space Planning, Visual Merchandising ose menaxhim të rrjetit të dyqaneve, i cili dëshiron të kontribuojë në zhvillimin dhe standardizimin e showroom-eve të kompanisë.

Detyrat kryesore përfshijnë:

  • Krijimin dhe mirëmbajtjen e standardeve të showroom-eve sipas madhësisë dhe ekspozimit;
  • Përcaktimin e prioriteteve javore dhe mujore për ndërhyrjet në dyqane;
  • Aprovimin e materialeve, paneleve, ndriçimit, signage dhe punimeve;
  • Koordinimin me departamentet Operations, Sales, Procurement dhe Finance;
  • Menaxhimin e Project Tracker për punët, kostot, afatet dhe statusin;
  • Marrjen e vendimeve lidhur me hapësirën, ekspozimin dhe buxhetin;
  • Kryerjen e review-ve mujore të performancës së dyqaneve, përfshirë auditimet dhe evidentimin e problematikave.

Kualifikimet që kërkohen:

  • Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi, Retail Management, Marketing, Visual Merchandising ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 5 vite eksperiencë në Retail Space Planning, Visual Merchandising ose menaxhim të rrjetit të dyqaneve;
  • Njohuri të mira në Space Optimization, Planograme dhe standardizim të koncepteve të showroom-eve;
  • Eksperiencë në projektimin e ekspozimit sipas kategorive dhe marzhit;
  • Njohuri në AutoCAD, SketchUp ose mjete të tjera projektimi përbëjnë avantazh;
  • Aftësi të mira në planifikim, organizim dhe vendimmarrje strategjike.

Çfarë ofrohet:

  • Pagë konkurruese + bonuse në bazë të performancës;
  • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe avancim;
  • Ambient pune bashkëkohor, mbështetës dhe profesional.

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në: info.al@dekra.com. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Ready to join the team?

Apply now