1:00 PM - 2:00 PM
Senior Product Manager Interview
Sarah Jenkins

Intesa Sanpaolo Group
·7 days agoIntesa Sanpaolo Group
·7 days agoLocation
onsite, Tiranë, Albania
Commitment
Full Time
Level
Senior (5+ years)
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Të ofrojë këshillim dhe asistencë juridike për strukturat e Bankës në mbështetje të aktivitetit të saj biznesor dhe operacional, duke garantuar respektimin e kuadrit ligjor dhe mbrojtjen e interesave të Bankës në marrëdhëniet kontraktore, procedurat gjyqësore dhe çështjet e tjera juridike.
Minimumi 5 vite përvojë profesionale në zyra avokatie, shoqëri auditimi/konsulence, institucione financiare e bankare, institucione publike ose agjenci shtetërore të përfshira në projekte investimi dhe zhvillimi. Përvoja në fushën e së drejtës civile, tregtare, bankare, financiare dhe administrative do të konsiderohet avantazh. Preferohet eksperiencë në legjislacionin dhe praktikën gjyqësore që lidhet me:
Njohja e procedurave dhe praktikës gjyqësore civile dhe administrative është e domosdoshme.
Diplomë Universitare në Jurisprudencë dhe Master Shkencor në Drejtësi. Preferohet mesatare mbi 8.5. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhës italiane do të konsiderohet avantazh. Licencë Avokatie aktive përbën avantazh të rëndësishëm. Të mos jetë larguar nga punësimet e mëparshme për shkelje disiplinore. Të mos jetë dhe të mos ketë qenë subjekt i procedimeve penale ose i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazat e mëtejshme të procesit do të kontaktohen. Intesa Sanpaolo Bank Albania garanton mundësi të barabarta punësimi dhe trajtim të drejtë për të gjithë kandidatët. Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se data 04.10.2026 në adresën: recruiting@intesasanpaolobank.al Kushdo është një pasuri për Bankën tonë dhe ai person mund të jeni ju! Shikoni mundësitë tona të punës, aplikoni dhe bashkohuni me ekipin tonë!